×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Abdixhiku insiston në Qeveri të Unitetit: Gjendja e tanishme është karikaturë politike, duhet marrëveshje politike

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 19:10

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se do të prezantojnë një agjendë 15 pikëshe, në kuadër të propozimit të tij për qeveri të unitetit, që thotë se është përmbajtja e vetme për dalje nga ngërçi i krijuar.

    Sipas Abdixhikut, ky është “një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare”, shkruan Reporteri.net.

    “Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka thënë se propozimi i tij për qeveri të tranzicionit s’ka qenë për LDK’në e as për veten.

    “E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo”, ka shkruar Abdixhiku, duke theksuar se duhet marrëveshje politike për dalje nga ngërçi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!