×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Janë 834 kosovarë që duhen të kthehen nga jashtë

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 16:37

    Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që t’i kthejë të gjithë qytetarët që kanë mbetur në vende të ndryshme pas situatës së pandemisë së Koronavirusit.


    “Kemi nis organizmin e kontrollimit dhe kthimin nga vendet e huaja për në Kosovë. Kemi bërë thirrje që çdo qytetar që nuk ka urgjencë të mos marrë rrugën e kthimit meqë kapacitetet e shtetit të Kosovës janë më të mangëta”.

    “Secili tjetër me urgjencë kthimi do të marrë ndihmën e shtetit të Kosovës. Nëpërmjet Ministrisë së Jashtme janë udhëzuar ambasadat tona për të bërë evidentimin e kosovarëve që ndodhen jashtë.. Janë 834 qytetarë që duhet të kthehen. Jemi duke i trajtuar këto raste”.

    “Secili i kthyer në Kosovë do të vendoset në Qendrën e Konvikteve e cila është kthyer në karantinë. E kemi si ministri përgjegjësinë për ta organizuar transportin deri në aeroport dhe deri tek qendra”.

    Abdixhiku ka thënë se janë 139 kosovarë që nesër pritet të kthehen nga Gjermania për në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!