Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e dialogimit me Serbinë.
Në seancën që zgjati deri në orët e vona, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, i pari i LDK-së ka thënë se Kurti po mundohet që ta shesë ujdinë me Serbinë kinse ajo e ka njohur de facto Kosovën, mirëpo sipas tij, Serbia disa herë e ka njohur de facto Kosovën.
“Në një proces më të rëndësishmin që po ndodhë në Evropë, Kuvendi i Kosovës e ka detyrë që ta trajtojë një çështje si kjo. Fatkeqësisht kemi mosmarrëveshje të mëdha. Duket se kemi harruar se nevojitet uniteti i brendshëm dhe sjellja në mënyrë të përgjegjshme ndaj shtetit”.
Sipas tij, Kurti nuk deshi të sqarohej apo të përgjigjej për dilemat e ngritur në kuvend rreth propozimit të BE-së.
“Këto vërejtje që dhamë ne, tejkalimi i trashëgimisë së të kaluarës dhe palët nuk paragjykojnë çështjen e statusit përbën një rast të paprecedent të pranuar nga një kryeministër i Kosovës”.
“Mbi 10 herë Serbia e ka njohur de facto Kosovën, por kemi humbur një momentum për njohjen në qendër”.
Sqarim kërkoi edhe për aneksin e marrëveshjes së dakorduar e cila tha se do të jetë bazë e negocimit të afërm, të ardhshëm me Serbinë. Për këto, ai tha se nuk morën as qartësi e as përgjigje të sakta për pozicionin e Kosovës përpara.