×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Abdixhiku kërkon votën e mërgatës për LDK-në

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 20:36

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse në regjistrim.

    Abdixhiku përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, tha se kanë punuar shumë në riorganizimin e LDK’së në diasporë, ku nga 4 nëndegë sa ishin aktive, i kanë bërë 80 sosh.

    “Ndryshimi është afër, jemi 30 ditë larg nga ky ndryshim dhe mërgata duhet të jetë pjesë thelbësore e këtij ndryshimi. E ardhmja e Kosovës është e bukur dhe në këtë të ardhme, ju të dashur bashkatdhetarë bëhuni pjesë e ndryshimit të madh.

    Ky ndryshim pret mbështetjen tuaj, Kosova llogarit në mbështetjen tuaj, unë dhe LDK-ja llogarisim në mbështetjen tuaj. Votoni nga sot deri më datën 8 shkurt për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe numrin 124”, tha Abdxhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!