×
  • Lajme
  • Lajme / Kurban Bajrami

    Abdixhiku: Kjo festë le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për t’u bërë më të mirë

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 9:33

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

    Ai ka thënë se kjo festë simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëze ndaj njëri- tjetrit.

    Postimi:

    Të dashur qytetarë të besimit islam,

    Me fat festa e Kurban Bajramit.

    Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor.

    Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin.

    Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël.

    Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!