×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 12:00
    Kryetari i LDK'së, Lumir Abdixhiku

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 20 vjetorin e sulmeve në SHBA shkruan se Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan, në ditë të mira e të vështira.


    Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.

    “Sot janë bërë 20 vjet nga akti i tmerrshëm terrorist në tokën e lirisë. Përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithëmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.

    Kjo betejë ende vazhdon. Kosova, populli ynë do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan; në ditë të mira e të vështira padallim.

    Në emër të LDK-së, dua të shpreh sot solidaritetin me popullin amerikan dhe me familjet e të gjitha viktimave për momentet e rënda që kanë përjetuar në ditën e 11 shtatorit. Njëkohësisht dua të ju shpreh edhe falënderimin e pa rezervë burrave e grave amerikane në shërbim në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në luftën kundër terrorizmit”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!