×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kryetar i ri i LDK-së, Lutfi Haziri fjalë të mëdha e përqafim të ngrohtë për të

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 14:05

    Lutfi Haziri e ka uruar në prani të të gjithë delegatëve të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për zgjedhjen si kryetar i ri i LDK-së.


    Haziri, që u mund nga Abdixhiku, në garën për kryetarin e 4-të të LDK-së, ka mbajtur edhe një fjalim me lavde për kryetarin e ri, derisa të njëjtin e ka përqafuar ngrohtë në krye të sallës, shkruan Reporteri.net.

    I pari i Gjilanit, ka patur edhe fjalë të mëdha për Lumir Abdixhikun, gjatë fjalimit të tij urues në Kuvendin e partisë.

    “Është kryetari më i ri i LDK-së, kryetari që e rinon skenën politike të Kosovës”, ka thënë nder tjera Lutfi Haziri.

    Lumir Abdixhiku nga sot është kryetar i LDK-së, pasi mbi 190 delegatë e votuan atë për kryetar të partisë, përballë dy kundërkandidatëve Lutfi Haziri e Besian Mustafa.

    Ky i fundit arriti të marrë minimalisht vota për kryetar të LDK-së. /Reporteri.net/.

    Fjalët e para të Lumir Abdixhikut pas zgjedhjes kryetar: LDK do t’i kultivojë vlerat e saj edhe përballë frymave populliste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!