Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.
Abdixhiku tha se i kanë 15 nënshkrimet për kandidatin e tyre, teksa deklaroi se nuk e kupton pse Kryeministrit Albin Kurti po i pengon ish-Presidentja Vjosa Osmani.
Ai tha se edhe nëse Kurti nuk do që ajo të zgjidhet Presidente, populli do ta zgjedhë, shkruan Reporteri.net.
“Çka s’po e kuptoj është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit. Ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”, tha Abdixhiku,
Sipas Abdixhikut, VV po do të krijojë rast për Kushtetuese, për ta shtyrë datën e zgjedhjeve.
“Kurti do një kundërkandidat për kandidaten e vetë. Do korum që të zgjedh presidenten “karate””, deklaroi Abdixhiku./Reporteri.net