Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill.
Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë pengesë për këtë, shkruan Reporteri.net.
“LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje.
“Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim: Fjalët kanë peshë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.