×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK partia e parë në zgjedhjet lokale, Lumir Abdixhiku: Rikthimi ynë, përmbushje për të gjithë

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 21:48

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton ka dalë e para në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    Abdixhiku ka theksuar se rikthimi i LDK-së, është përmbushje e plotë për të dhe të tjerët në LDK. Ai me këtë rast ka falënderuar 170 mijë e 177 votuesit e kësaj partie në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit.”, tha ai.

    Sipas tij LDK në raundin e dytë do të shkojë edhe më tej. Ky besim sipas tij, është rikujtim se angazhimi i vërtetë merr mbështetje qytetare.

    “Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër. Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!