×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi parlamentar

    Abdixhiku: LDK-ja është duke u marrë me zgjedhjet lokale, zgjidhja për parlamentin i takon partisë së parë

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 12:06

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se duhet marrëveshje politike për të dalë nga ngërçi parlamentar.

    Abdixhiku ka përsëritur se LDK-ja ka dhënë opsione, por se i takon partisë së parë të bëjë zgjidhje.

    Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn shihet shpesh, por në takimet, ka muhabete miqësore, jo për parlament.

    “Me zotëriun Limaj shihemi vazhdimisht takohemi, muhabete miqësore. Qëndrimet LDK janë të pandryshueshme.  I takon partisë së parë të bëjë zgjidhje. Partitë tjera nuk kanë numra, e siç duket nuk i ka as e para.

    Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej krize, është turp kjo çka po ndodh. Duhet marrëveshje politike, LDK-ja ka qëndrim të qartë këtu. A e di çfarë fuqie politike është me i pasë 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të bësh zgjidhje, e thua se nuk është urgjencë. LDK-ja është duke u marrë me zgjedhje lokale, nuk mund të bëjmë zgjidhje në parlament kur partia e parë nuk e bën këtë”, ka thënë Abdixhiku.  /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!