×
  • Lajme
  • Lajme / 7 Marsi

    Abdixhiku: Me “Rrugën e Re” koeficienti për mësimdhënësit do të jetë 135

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 11:36

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar mësimdhënësit për nder të Ditës së Mësuesit, shkruan Reporteri.net.

    Abdixhiku ka theksuar se LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve, dhe se programi politik “Rruga e Re” parasheh ngritje të koeficioentit për ta, nga 125 në vitin e parë, në 135 vitin e fundit të mandatit.

    Postimi:

    Urime Dita e Mësuesit!

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, uron dhe falenderon të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, ndërbreza.

    Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit.

    LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit.

    Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!