Në mesin e shumë reagimeve të politikanëve kosovarë për aksidentin tragjik me 46 viktima në Bullgari, është edhe ai i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku njoftoi se në emër të LDK-së, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Postimi i plotë:
Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.
Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.