×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku merr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në ish-selinë e Shtabit të Brigadës 131 të UÇK-së

    Reporteri
    04 Janar 2025 | 17:19

    Kreu u LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në fshatin Kotradiq mori pjesë në zbulimin  e pllakës përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së.

    Abdxhiku ka thënë se nderuan familjen Sefaj për kontributin e dhënë për liri.

    “Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri. Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
    Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!”, shkroi Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!