×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku mirëpret Blerim Kuçin: Po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 19:13

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka mirëpritur rikthimin në këtë parti të ish-kryetarit të Suherakës, Blerim Kuçi, për të cilin raportoi ekskluzivisht gazeta online Reporteri.net.

    Pas vizitës në Suharekë, Abdixhiku tha se bashkë me kryetarin e degës në Suharekë, Ardian Shalën po ndërtojnë një ekip të fitores në Suharekë, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    “Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.”, tha ai.

    Ai tha se kjo ditë nisi me bashkimin e të gjithë atyre që i përkasin LDK-së.

    “Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni. Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim. Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.
    Blerim të priftë e mbara. Ardian, na prijë në rrugën përpara!”, ka shkruar ai.

    Pak pas raportimit të gazetës online Reporteri.net, u zyrtarizua aderimi i ish-kryetarit të Suharekës në LDK.

    Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së, sot zyrtarizohet aderimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!