Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari që sipas tij ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.
“Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë të qartë se kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës konstituive. Kryesuesi që rastis të jetë më i vjetri në moshë, rastis të jetë nga partia e parë, pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese ndërpreu seancën e sotme ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm. Kishte kushte për votim, do të duhej të votohej”, tha Abdixhiku. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.