×
  • Lajme
  • Lajme / Kongresi i EPP'së

    Abdixhiku në darkën e përbashkët të liderëve evropian, kërkon njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 22:36

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të liderëve evropian, pas punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane.

    Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se Abdixhiku ka kërkuar njohjen nga pesë vendet anëtare të BE’së, që ende nuk e kanë bërë këtë, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë darkkë të pranishëm ka qenë: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola; Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz; Kancelari austriak Christian Stocker; Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis; kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson; kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo si dhe kryetarët e partive tjera anëtare të EPP-së.

    “Ai prezantoi para homologëve të tij arritjet e Kosovës në fushën e reformave demokratike, ekonomike dhe avancimit të të drejtave të njeriut, si dëshmi e përkushtimit të vendit ndaj vlerave evropiane. Gjithashtu, kryetari Abdixhiku ngriti shqetësimet për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Republikën sovrane të Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe do të triumfojë, sikurse ka bërë gjithmonë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!