×
  • Lajme
  • Lajme / Aferat korruptive

    Abdixhiku: Ne do ta ndërtojmë një SPAK

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 21:59

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sikurse Shqipëria, edhe Kosova do ta ndërtojë një SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri).

    Abdixhiku ka thënë se kështu për të gjitha aferat korruptive dhe veprimet joligjore do të përgjigjeshin përgjegjësit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, Kurti është duke bërë shkelje që po ushtron detyrën e kryeministrit, kur ka mbi një muaj që është betuar si deputet.

    “Ne do ta ndërtojmë një SPAK. Të gjitha këto aferat korruptive dhe këto veprimet joligjore do të përgjigjen, sikurse në Shqipëri, sikurse janë përgjigj në Kroaci. Pak para se me ardh në Europë, secili shtet ka me i adresu disa raste korruptive”, ka deklaruar Abdixhiku në T7.

    Ndryshe, Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, është nderuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si kampion në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

    Dumani mori drejtimin e SPAK-ut tri vjet më parë, ndërsa institucioni u ngrit në dhjetor të vitit 2019, pas ndryshimeve kushtetuese që u votuan në vitin 2016.

    Para gjyqit kanë dalë disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë në Shqipëri dhe ata tashmë po vuajnë dënimin. Ndërsa, të tjerë janë në procese gjyqësore./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!