×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në takim me Lajçakun: Procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 14:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditë së sotme është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

    Në njoftimin e LDK-së, shtohet se, në takim Abdixhiku dhe Lajçak kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend por edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në këtë takim, Abdixhiku ka rikonfirmuar qëndrimin e LDK-së duke thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje e reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

    Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, diskutuan për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, ia rikonfirmoi Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, qëndrimin e LDK-së, ku theksoi se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës.

    Kryetari Abdixhiku, ndër të tjera, tha se LDK mbetet partnere kredibile e miqve ndërkombëtar në të gjitha proceset e rëndësishme dhe integruese të vendit.

    Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, specifikisht kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave e cila u adresua edhe në Rezolutën e EPP-së, që u votua në fillim të muajit në Rotterdam. Po ashtu, kryetari Abdixhiku, kërkoi përkushtimin e plotë të BE-së në proceset integruese të rajonit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!