×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Abdixhiku: Në Tiranë po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit, Kosova nën sanksione e pa institucione

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 11:51

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione, e pa institucione, teksa Evropa sot po zbarkon në Tiranë.

    Abdixhiku ka përmendur sërish se si dje në takimin e liderëve të partive me presidenten Osmani, nga Kurti iu tha se nuk ka urgjencë për zgjidhjen e ngërçit.

    Abdixhiu ka shtuar se Kosova po vazhdon të bie, derisa të tjerët po ecin përpara.

    “Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg.
    Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë. Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet! Shqipërisë, vetëm përgëzime”, shkruan ai ndër tjera.

    Postimi i plotë:

    Evropa sot po zbarkon në Tiranë.

    E gjitha. Me plot 47 liderët e saj.

    Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve.

    Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha!
    Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin.

    Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg.

    Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë.
    Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë.
    Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet!
    Shqipërisë, vetëm përgëzime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!