Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media bashkë me Lutfi Hazirin e Anton Qunin ka folur pas takimit me kryesinë e re të partisë, ku kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike.
Abdixhiku ka treguar se ka marrë përkrahjen e Kryesisë së re për të vazhduar diskutimet vetëm me Vjosa Osmanin rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se LDK nuk është e interesuar të zgjedh president që përfaqëson vetëm një parti.
“Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit. Na duhet president që I përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka treguar edhe për emrat që janë zgjedhur si nënkryetarë dhe ata që janë zgjedhur në Kryesi.
“ Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK’së në përbërje 33 anëtarësh. Kemi zgjedhur edhe nënkryetarët, Hazirin, Muhaxherin, Qunin, Shqipe Mjekiqin, e sekretarin Imri Ahmeti. Pas kësaj kemi vazhduar me mbledhjen e kryesisë së re”, ka thënë tutje Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.