Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku në Debat Plus në RTV Dukagjini duke komentuar ofertën e VV’së për presidentin ku thuhet se ai nuk duhet të zgjidhet edhe me votat e ish PAN’it, ka thënë se nuk ka kuptim, pasi sipas tij, presidenti nuk do të mund të zgjidhet pa 80 vota.
Nëse VV e LDK arrijnë ta bëjnë koalicionin, presidentin pas një viti nuk do të mund ta zgjedhin edhe pa të paktën tri vota të opozitës shqiptare, e që janë parti të ish PAN’it.
Për presidentin edhe nëse do të votonin të gjithë deputetët e VV’së, LDK’së dhe njëzet deputetët e pakicave, do të bëheshin 77 vota, të cilat nuk mjaftojnë.
Në këtë rast patjetër do të duhej të pajtoheshin të paktën edhe tre deputetë nga ish PAN’i që të qëndronin në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së presidentit në mënyrë që zgjedhja e tij të konsiderohej kushtetuese.
Nga kjo, i bie se VV edhe pse LDK’së i ka dhënë të drejtën e propozimit të kandidatit për president, kur i ka vendosur kushtin që ai të mos zgjidhej me votat e ish PAN’it, praktikisht ia ka bërë të pamundur që kandidati i saj të mund ti marrë votat në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.