×
  • Lajme
  • Lajme / Vdekja në moshën 88-vjeçare

    Abdixhiku: Papa Françesku, një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 12:51

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka shprehur ngushëllime të gjithë besimtarëve anë e mbarë botës që sot janë në zi, me rastin ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

    “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake. Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë”, shkroi ai.

    “Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Abdixhiku.

    Ai tha se “Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë”.

    “I shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, besimtarëve katolikë kudo në botë dhe të gjithë ata që e çmuan dhe e respektuan këtë njeri të madh të paqes dhe dashurisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!