×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Paratë e faturave të shtrenjta të rrymës t’u kthehen qytetarëve, u morën pa të drejtë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 12:12
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, vendim ky që u parapri nga një masë e përkohshme e vendosur nga Gjykata pas ankesës së PDK-së.

    Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se “Qeveria e paaftë e Kosovës ka detyruar” të paguajë kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100 për qind.

    Sipas Abdixhikut, tani paratë e paguara nga qytetarët në tarifat e shtrenjta duhet të kthehen sepse ato janë marrë pa të drejtë.

    “Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai madje ka thënë se LDK nga e hëna do të nis procedurat parlamentare për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Të dashur qytetarë,

    Nga sot, fatura tuaja elektrike do të llogariten pa shtrenjtim. Por, nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës ju ka detyruar të paguani kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100%.

    Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet.

    Nga e hëna, LDK do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme parlamentare në këtë drejtim. Kuvendi i Kosovës ka për detyrim sanksionimin e paligjshmërisë.

    Shkarkimi është i paalternativë. Siç është e paalternativë dhe përgjegjësia morale e secilit deputet, ministër e vet kryeministrit që me bindje plot mbronin këtë vendim plaçke e diskriminimi që tani më ka marrë vulën e turpit e paligjshmërisë.

    Ktheni paratë; shkarkojeni Bordin; mbani përgjegjësi!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!