Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për 8 kandidatët për Kryetarë të Komunave që u zyrtarizuan nga ky subjekt politik gjatë ditës së sotme për Zgjedhjet Lokale.
Ai tha se Gazi për Pejën, Imriu për Lipjanin, Përparimi për Prishtinën, Ekremi për Podujevën, Sokoli për Vitinë, Xhafa për Vushtrrinë, Burimi për Fushë Kosovën dhe Ardiani për Suharekën janë tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë.
“Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës.”
“Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë. Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen. Të tjera kandidatura shumë shpejtë”, tha Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.