Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kreu i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po u bën ofertë minoriteteve për t’u ndarë ministri, në këmbim të votës për Kryeparlamentarin e Qeverinë.
Abdixhiku ka thënë se këtë ofertë Kurti ia ka bërë Duda Baljes, por edhe të tjerëve, shkruan Reporteri.net.
“Nuk mund në njërën anë ti akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e ti rrezikosh deputetët minoritarë në Kosovë, shumica e të cilëve janë patriotë të Republikës, kam konsideratë për ta se kanë ba punë të jashtëzakonshme në rrethana shumë të vështira, e në anën tjetër t’u ofrosh ministri. Njëra nuk shkon.”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai u është drejtuar me një mesazh minoriteteve, që t’I mbajnë dyert hapur për të gjitha partitë shqiptare.
“Mesazhi im për minoritarët që t’i mbajnë dyert hapur dhe ata i mbajnë dyart hapur kam përshtypjen përveç njërit që është pjesë e pushtetit”, ka shtuar Abdxhiku.