×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për ish-presidentin Rugova: Ndjejmë dhimbje për mungesën e tij

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 10:32

    FKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij.

    Ai gjithashtu tha se rikujtojnë me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.

    “Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!