Lumir Abdixhiku ka folur për punën e presidentes dhe raportin që ka me të.
Abdixhiku tha se presidentja nuk është e të gjithëve, siç do të duhej të ishte.
“Obligimin tim si parti që nuk e bllokon shumicën e kam përfunduar në Kuvend. Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve por nuk është e të gjithëve, kur them e të gjithëve nuk them e partive politike pasi nuk më duhet personalisht presidentja. Por duhet të ketë komunikime me të gjithë”, tha ai në ATV.
I pyetur se a kanë pasur kontakt me presidenten Osmani pas përplasjes që kanë pasur, ai tha se ka vetëm komunikim institucional.
“Kam pasur një takim pas luftës në Ukrainë, komunikim institucional, nuk kam tjetër komunikim me presidenten dhe nuk e shoh të arsyeshme të kem kontakt tjetër me të”, tha Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.