×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Abdixhiku: Përbashkimi rreth LDK-së është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 11:00

    Kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku ka shkruar se përbashkimi është përgjigjja më e mirë ndaj arrogancës së pushtetarëve.

    Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë refuzohet propaganda përçarëse e pushtetit.

    “Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkim ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse! E ardhmja jonë është e ndritshme. Ajo i takon popullit të Kosovës; nuk i përket popullistëve!”, ka shkruar Abdixhiku, teksa mori pjesë në tubimin e Forumit të Gruas në degën e kësaj partie në Obiliq.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka dështuar përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo iniciativë nuk mori përkrahje as nga LDK e as nga AAK. Nga Lidhja Demokratike kërkuan që Kurti fillimisht të dorëhiqet.

    Ndërkaq në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dje është thënë se kjo parti “është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë”./Reporteri.net/

    LDK e përsërit: Kurti të japë dorëheqje, shpërndahet Kuvendi, pastaj caktohet data e zgjedhjeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!