×
  • Lajme
  • Lajme / Partitë Popullore Evropiane

    Abdixhiku përmend rreziqet që vijnë nga Serbia, kërkon njohje nga pesëshja mosnjohëse

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 19:54

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

    Abdixhiku ka thënë se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.

    Ai ka thënë se gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia. Po ashtu ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.

    “E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!