×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Abdixhiku pret në takim Zv.Presidentin e Parlamentit Evropian, kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 19:44

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.


    Kryetari Abdixhiku bisedoi me z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

    Kështu ka bërë me dije LDK’ja nëpërmjet një komunikate për medie, derisa tha kryetari Abdixhiku i kërkoi atij shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave.

    “Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Zëvendës presidenti Wieland ofroi mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës. /

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!