×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Jürg Sprecher

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin e Zvicrës: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 13:30

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e LDK-së, thuhet se Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher kanë disikutuar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Abdixhiku ka njoftuar Sprecher për përgatitjet e partisë që ai drejton për zgjedhjet, dhe angazhimin e LDK-së për programin politik “Rruga e Re”.

    “Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher, diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Jürg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”, i cili përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Gjithashtu, kreu i LDK-së me ambasadorin zviceran ka folur edhe për rrugëtimin “Turneu i Ndryshimit”, e për siç tha ai mbështetjen që po merr LDK-ja nga qytetarët.

    “U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigjje ndaj thirrjes tonë për ndryshim.
    Në fund të takimit, u fol edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj”, thotë LDK në njoftim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!