Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ministri Hasani diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për politikën e jashtme.
Kryetari Abdixhiku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare, si dhe falënderoi ministrin Hasani për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha proceset e vendit tonë.
Gjatë takimit është diskutuar në veçanti për thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në interes të përshpejtimit të procesit integrues të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Shqipëria padyshim që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke ndihmuar Kosovën edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.