×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Qëndrimi në shtëpi e bën këtë betejë shumë më të lehtë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 23:08

    Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pas konfirmimit të 79 raste të reja me koronavirus ëshë dita më e rëndë për vendin.


    Abdixhiku u kërkon qytetarëve për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar.

    “Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim”.

    Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

    Dita më e rëndë për vendin sot. 79 raste të reja. Dhe ndjehesh i dermuar e dëshpëruar me një ditë të tillë.

    Ju lutem qëndroni në shtëpi. Asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Perpjekja e deritanishme s’ka qenë fare e lehtë. Keni hequr dorë nga sjelljet tuaja më të zakonshme. Nga mbyllja e punëve e deri tek distancimi nga më të dashurit tuaj.
    Kjo përpjekje, sado e veshtirë që është, duhet të vazhdojë – në të kundërtën secili kontribut kolektiv i deritanishëm humbet kuptim. Sot ky kontribut ka humbur kuptim.

    Qëndrimi në shtëpi e bën punën e mjekëve, policëve, ushtarëve e secilit kontribues tjetër në këtë betejë shumë më të lehtë. Duke qëndruar në shtëpi, ju shkurtoni kohëzgjatjen e mbylljes. Në anën tjetër, transporti ndërkombëtar i mallrave vazhdon. Vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë. Qytetarët tanë të ngujuar jashtë, ngadalë por sigurtë, po kthehen në shtëpi. Rrugët po pastrohen e mirembahen nëpër Kosovën. Arsimi po zhvillohet.

    Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!