Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar me bashkëpunëtorët anëtarë të kësaj partie në Gjenevë të Zvicrës, ku nga atje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Kurti është populliste, e izoluar dhe e sanksionuar, shkruan Reporteri.net.
“Kosova, pas tre viteve e gjysmë qeverisje populliste, është e izoluar, është e sanksionuar, është në zbrazje e në zvogëlim popullite, është pa investime, është pa perspektivë arsimore, shëndetësore, e ligjore. Para një zymtësie të tillë e një trishtimi të tillë, patriotët e mëdhenj, të djathtit e mëdhenj, nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë”, tha Abdixhiku.
Duke aluduar në takimin e Kurtit me kreun e PDK-së, Abxihiku tha se “të majtit janë bërë bashkë, në origjinë, aty ku kanë lindur të gjithë, të djathtit duhet të ringriten si një, tek shtëpia e madhe e demokracisë”.
“Ju kanë mashtruar, dhe për më tepër i keni tash bashkë në një vend! Kthejuani këtë mashtrim me përbashkim në shtëpinë e vetme të demokracisë! Lidhjen Demokratikë te Kosovës, shtëpinë e patriotëve të djathtë të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në videon e postuar nga tubimi në Gjenevë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.