×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Qeveria po vazhdon ta luaj spektatorin karshi krizave me të cilat po përballen qytetarët

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 15:44

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime mbajti sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi zgjodhën për kryetar të Degës, Jetulla Rexhajn.

    Në kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Para të pranishmëve, Abdixhiku tha se LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave.

    “Shpresa e qytetarëve ndaj LDK-së po shtohet për çdo ditë, ndaj dhe misioni ynë për rikthimin e madh të LDK-së është i bazuar në angazhim të përditshëm. Këtë shpresë dhe besim të qytetarëve na duhet ta rrisim sot, që nesër ta justifikojmë me qeverisjen më të mirë që ka pasur ndonjëherë vendi ynë”, ka thënë Abdixhiku.

    I pari i LDK-së, foli edhe për problemet me të cilat po përballen qytetarët sot, derisa pati kritika edhe për Qeverinë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!