Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e përjashtojnë si mundësi që LDK’ja të marrë iniciativën për formimin e shumicës, nëse këtë nuk arrin ta bëjë Vetëvendosja, shkruan Reporteri.net.
Abdixhiku ka thënë se ata e njohin të drejtën e partisë së parë për ta bërë Qeverinë.
“Unë dhe LDK njohim të drejtën e të parit për të bërë Qeverinë. Radhën e dytë nuk e përjashtojmë LDK’në të marrë iniciativën për formimin e shumicës. Nuk e përjashtojmë. Politikisht, preference ime ka qenë si e natës së parë”, ka deklaruar Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Mirëpo, ka thënë se preference e tij dhe e LDK’së mbetet e njëjtë sikurse që kishte deklaruar më 9 shkurt, pra qëndrimi në opozitë.
“Në qoftë se më pyetni se cila është preference ime dhe e LDK’së, është qëndrimi në opozitë”, ka shtuar Abdixhiku./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.