×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Rrethi në Veternik është hapur për qarkullim

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 11:14

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ,Abdixhiku ka falenderuar falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik, duke thënë se kjo gjendje nuk e humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.

    “Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!