×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Abdixhiku takon këshilltaren e Macronit: Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Kosovës nuk kanë alternativë

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 17:25

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës së tij në Paris është pritur në pallatin Elysee nga këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në takimin me Dumont, Abdixhiku i ka shprehur falënderimet ndaj shtetit francez për mbështetjen në shtetndërtimin e Kosovës.

    “Sot, në Paris, u prita në Pallatin Presidencial Élysée nga Këshilltarja e Presidentit Macron, znj. Isabelle Dumont. Shpreha falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së i ka bërë të ditur këshilltares së Macronit qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, dhe siç shkruan ai “implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë”.

    “Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim”, ka shkruar tutje Kryetari i LDK-së.

    “Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat”, përfundon Abdixhiku në shkrimin e tij në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!