×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takon Ramën: Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 12:37

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së sotme ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

    Në postimin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se sot me kryeministrin Rama kafen e mëngjesit e kanë pirë së bashku.

    Tutje ai shkruan se dy vendet, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur çdo temë.

    “Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!