Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku përmes një videoje ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë duke theksuar se 17 shkurti është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë”, ka thënë Abdixhiku.
Kjo ditë sipas Abdixhikut është arritja më e madhe e Kosovës pas një një rrugëtimi sa krenar aq edhe i dhimbshëm.
“Në këtë ditë kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, sakrificën e Jasharve, sakrificën kolektive”, ka vijuar ai.Ndër të tjera ka thënë se kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim.
“Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e Pavarësisë Kosovë. Të paçim përgjithmonë”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.