Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili në mëngjesin e sotëm u sulmua fizikisht nga dy persona.
Abdixhiku ka thënë se Muhaxherin e gjetën edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës , shkruan Reporteri.net.
“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme.
I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji”, ka shkruar Abdixhiku.
Kurse Imri Ahmeti, ka thënë se për LDK-në dhuna s’ka vend në demokraci dhe se skenarët e dhunës janë të papranueshëm.
“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti.
Dy persona të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës janë arrestuar sot.
LDK dhe shumë zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që autorët e sulmit fizik të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.