×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Fushë Kosova 24 orë me ujë të pijshëm, së shpejti edhe projekte të reja për qytetarët

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 22:44

    Pas zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës, Ujësjellësi rajonal ’’ Prishtina’’ ka vazhuar me investime të tjera, shkruan Reporteri.net


    Këtë e ka bëtë të ditur Ilir Abdullahu kryeshef i Ujësjellësit rajonal ”Prishtina”, i cili përmes një postimim në Facebook ka thënë se ujësjellësi ka bërë zgjidhjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët, të cilët me dekada kanë pasë mungesë të furnizimit me ujë.

    Tutje ai ka thënë se ky nuk është investimi i vetëm pasi që do të bëhen përmirësime edhe në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.

    Ai gjithashtu ka njoftuar edhe për nivelet e ujit në Liqenet e Kosovës dhe gjithashtu ka apeluar tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes.

    Njoftimi i tij i plotë:

    Vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. në zgjidhjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët, të cilët me dekada kanë pasë mungesë të furnizimit me ujë.
    Ditët e sotme, po flasim për javën e kaluar , mbi 50.000 konsumatorë të Fushë Kosovës u bënë me furnizim 24 h pa ndërprerë me ujë të pijshëm, një gjë e shumëpritur nga të gjithë.
    Ujësjellësi nuk do ndalet me kaq por vazhdon edhe me investime të tjera në infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit, mbrojtje të burimeve ujore, shërbime efikase në pagesa ndaj këtij shërbimi dhe shumë risi të tjera që ndërlidhen me sektorin e ujit dhe kanalizimit.
    Nëse ne si konsumatorë abuzojmë me ujin e pijshëm duke i zbrazë tërësisht rezervat ujore, nëse nuk i lajmërojmë me kohë abuzuesit e ujit, nëse e përdorim ujin e pijshëm për destinacione të gabuara, atëherë do të ketë shumë vështirësi në realizimin e planeve tona konkrete që ndërlidhen me ngritjen e shërbimeve ndaj çdo qytetari.
    Na ndihmoni, që të gjithë të kemi një jetë më të lehtë e më të dinjitetshme.
    Nivelet e Liqenev:
    BATLLAVA..(-4.1m) nga niveli max
    BADOVCI….(-5.5m) nga niveli max.
    Apelojmë tek qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e pijes.
    I.A

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!