×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: VV fitoi votat për ta luftuar korrupsionin, jo për të na prishur me SHBA-të

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 12:16

    Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu ka komentuar zhvillimet e fundit politike, përplasjen e VV-së me Richard Grenell si dhe situatën në koalicionin qeveritar.


    Siç ka shkruajtur Abdullahu në një postim në Facebook, Vetëvendosje ka marrë votat e qytetarëve për të luftuar korrupsionin, dhe jo për të prishur raportet e Kosovës me SHBA-të.

    Në anën tjetër, sipas Abdullahut LDK po e humb krejt atë çka e ka arritur në zgjedhje me mos-unitetin e treguar në koalicionin qeverisës.

    Sipas ti, kjo parti po bën manovrime politike në Uashington.

    Postimi i plotë i Abdullahut:

    Nja dy fjalë …..

    1) VV i ka marrë votat nga qytetarët e Kosovës për ta luftuar korrupsionin jo për ta prish Kosovën me SHBA-t. Në zgjedhjet e ardhshme kjo politikë duhet të ndëshkohet.
    2) LDK atë që nuk ka mundur ta fitoj me vota në Kosovë, atë që po e humb pa pas unitet qeveritar, po mundohet ta kompensoj me manovrime politike në Uashington. Atje po hesht për njohje reciproke, këtu po flet veç për njohje. Kjo në zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të harrohet.
    3) Sot për sot, asnjë parti politike nuk i ka bind qytetarët e Kosovës se mund t’i bëjë dy gjëra suksesshëm dhe në të njëjtën kohë – ta luftoj korrupsionin dhe të jetë proamerikane. Ajo që e bën këtë do ti fitoj zgjedhjet e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!