×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Abelard Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet

    Reporteri
    17 Nëntor 2024 | 21:52

    Deputeti  i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat në skandale, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se me Bedri Hamzën si kryeministër arsimi do të jetë më mirë në Kosovë.

    “Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat nga përfshirja e gjithanshme në skandale, megjithëse Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet. Prandaj, s’ka dyshim që Kosova mundet #MaMirë dhe #MaMirë do ta bëjë edhe fushën e arsimit, kryeministri që i duhet Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se sonte kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t.

    Ai thotë se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendim për largim nga përdorimi i doracakëve ndihmës për mësimdhënës dhe rishikimin e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!