×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri i PDK-së thotë se pushtetit të Kurtit po i intereson vetëm punësimi i familjarëve dhe aktivistëve

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 11:00

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka konfirmuar se Kuvendi do të mblidhet javën e ardhshme për të mbajtur seancë plenare, ku një nga pikat do të jetë shkarkimi i Bordit të RTK-së.


    Ai ka thënë se pushteti i Albin Kurtit po shërben vetëm për punësim të familjarëve e aktivistëve.

    “Mazhoranca po degradon institucionet e pavarura në Republikën e Kosovës, pjesë e saj do të jetë edhe shkarkimi i bordit të RTK-së, goditje që po i bëhet një medium të lire, por jo vetëm këtij, por tash Kuvendi është shndërruar në një institucion ku ju shërben vetëm familjarëve dhe interesave të ngushtë të këtij pushteti të udhëhequr nga Albin Kurti”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se si PDK e kanë kundërshtuar në Kryesi shkarkimin e bordit të RTK-së dhe do ta kundërshtojnë edhe në seancën plenare.

    “Ne e kemi kundërshtu në Kryesi dhe do ta kundërshtojmë edhe në seancën e radhës. Pushtetit të Albin Kurtit çka i intereson është sistemi i njerëzve, familajrëve të tyre, dhe nuk shohn agjendë zhvillimore e as sundim të ligjit, as rimëkëmbje ekonomike, vetëm risistemim të aktivisteve dhe familjarëve të tyre”, tha Tahiri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!