Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta bëj të ditur agjendën e Qeverisë.
“Nuk e kemi parë ende agjendën e Qeverisë dhe nuk e dimë se kur do ta shohim. Kjo lidhet me nevojat reale të Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net
Tahiri ka thënë se qytetarët janë ankuar për implementimin e pakos ekonomike dhe presin që Qeveria të bëj zgjidhje lidhur me këtë çështje.
“Mandatet që na kanë dhënë qytetarët janë të ndryshëm, por realitetin e kemi të përbashkët, ditëve që na lanë pas na ka rastistur që të dëgjojmë e të shohim sipërmarrës që nuk e dinë se cka do të ndodhë me pakon ekonomike. Jo vetëm ndërmarrësit por edhe punëtorët. Ata presin nga Qeveria zgjidhje dhe rikthimin e kontratave të tyre, pra mos harroni jo gjithë qeveria punëtore është e aftë për t’iu përshtatur kushteve të punës, jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpitë me llaptop. Edhe nëse nuk keni program fare, ta keni një vizion të përgjithshëm”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.