×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Kurtin dhe VV-në i pret një dëshpërim pas zgjedhjeve, përballë një PDK-je të fuqishme

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 19:19

    Ministri në largim, Abelard Tahiri ka reaguar pas thirrjes së re që kreu i VV-së, Albin Kurti bëri në drejtim të LDK-së për lidhjen e një koalicioni parazgjedhor.


    Tahiri thotë se Kurti dhe partia e tij kanë frikë nga zgjedhjet dhe se i pret një dëshpërim i pa kapërdishëm përballë një PDK-je të fuqishme, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i pret pas tyre.

    Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor.

    Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione.

    Aventurë alla Don Kishot, me beteja, e pa beteja, me ankth e me festa, me iluzione e pa to, duke marrë vullnetin e popullit në duart e veta për të caktuar edhe numrin e deputetëve që populli medoemos duhet t’ia “prodhojë”.

    Pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë.

    Qytetarët e Kosovës dhe nga sot zyrtarisht edhe ata individë që mund të kenë pasur dilemë, tashmë e kanë të qartë se pushteti nuk është aventurë që t’iu shërbehet atyre që s’besojnë as vetë se janë të denjë për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!