×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Nëse janë bërë mbi dy milionë euro në Fondin e Sigurisë, e lë mandatin e deputetit

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 17:27

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, njëjtë siç e ka marrë i pari vaksinën kundër COVID-19, po ashtu duhet të jepte i pari rrogën e tij për Fondin e Sigurisë.

    “Kur erdhën vaksinat, kryeministri dha shembull i pari, shkoi dhe e mori vaksinën, por kur u themelua Fondi, do të duhej me qenë prapë një simbolikë, do të duhej prapë që kryeministri me dhënë rrogën i pari, dhe me thënë ‘unë, së bashku me kabinetin tim qeveritar pagat e prillit do t’i derdhim të gjithë në Fondin e Sigurisë’”, tha Tahiri në seancën parlamentare.

    Tahiri po ashtu tha se edhe grupet parlamentare do të duhej ta jepnin nga një rrogë për Fondin e Sigurisë, njofton Klankosova.tv.

    “Ju e klasifikuat,e bëtë sekret, ky është gabimi më i madh. Ky do të duhej të jetë Fond i krenarisë. Kur janë bërë 75 ditë, jam i bindur se nëse janë dhënë mbi dy milionë euro deri në këto momente, unë e lë mandatin e deputetit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!