×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Numrat po rriten, po kërcënohemi nga një mbyllje e re

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 10:38

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se vendi kërcënon të mbyllet sërish, andaj ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë të angazhohet më tepër nëpër qytete që qytetarët të vaksinohen sa më shumë.


    “Numrat po rriten, po kërcënohemi nga një mbyllje e re”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Kosova është vendi më së paku të vaksinuar.

    Tahiri ka kërkuar që ministri Arben Vitia të shtojë ekipet dhe të jetë prezent në pjesë të qyteteve të Kosovës, që të vaksinohen sa më shumë qytetarët para shtatorit.

    “E shohim shpërndarjen masive të variantit Delta. Shpresoj që shtatori do të na zë me një numër më të madh të vaksinuar, dhe nëse kemi mbyllje të re, shëndeti i qytetarëve të jetë më pak i kërcënuar”, ka thënë ai. /Reporter.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!